13 shqiptarë, nga të cilët 4 gra dhe 9 fëmijë janë nxjerrë nga kampi i ISIS-it në Siri.
Shtetasit shqiptarë, emrat e të cilëve nuk dihen, u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare.
Lajmin e mirë e ka bërë zyrtari Abdulkari Omar përmes një postimi në Twitter.
“Ditën e 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar.
Shërbimet amerikane dhe kurde kanë bërë operacionin për riatdhesimin e shqiptarëve nga Siria në dallim nga herët e tjera që është bërë nga antiterrori.