Policia ka reaguar në lidhje me zjarrin që ra sot herët në mëngjes në tregun e fruta-perimeve te Varri i Bomit. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Xhanfize Keko”, te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





