Një 23-vjeçar në Durrës ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të çastit. Mësohet se i lënduari është shtetas sirian dhe ndodhet në spital.

“Më datë 03.01.2021, në orën 17:30, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka mbetur i lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi sirian A. M., rreth 23 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.”, njoftojne burimet zyrtare.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë  për veprime të mëtejshme.