Dy sërfistë janë shpëtuar pasi ngelën 1 kilometër larg bregdetit të Semanit në Fier. Mesohet se sërfistëve u janë çarë balonat dhe rrjedha po i çoi drejt grykëderdhjes së lumit.
“Sot rreth orës 16:20, njoftohemi se dy shtetas duke bërë sërf kanë mbetur në mes të detit.
Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf.
Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia.





