Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në programin EXPULS, ka folur edhe për faktin që shpesh e krahasojnë me Grida Dumen dhe anasjellas, pasi u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka.
“E kam dëgjuar disa herë, nuk e shoh si konkurente. Nuk kam asnjë lidhje me Gridën, kur kemi rastisur nëpër studio jemi respektuar. Pastaj unë që e vogël jam ndjerë mirë si vetja ime dhe nuk kam bërë krahasime me të tjerët, më është dukur vetja pak si ndryshe”, u shpreh Spiropali duke shtuar se duhet të besojmë më shumë te konkurrenca.





