Hakmarrje primitive e një shqiptari ndaj ish-gruas së tij.
Ai ka sulmuar me thikë ish-bashkëshorten në sy të djalit të tyre. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur shqiptari, i paidentifikuar tashmë nga autoritetet, hyri ilegalisht në Francë vetëm që t’i merrte jetën ish-gruas.
Ai ishte i dënuar nga gjykatat për dhunë në familje, e i ishte ndaluar që të hynte për 2 vite në terrorin francez, por kjo nuk e pengoi që të hynte ilegalisht dhe vetëm me një qëllim. Ai u kthye në banesën e dikurshme dhe qëlloi dy herë me thikë gruan e tij, në sy të djalit të tyre 16-vjeçar.
53-vjeçari shqiptar ishte dënuar në korrikun e kaluar, madje dhe ishte burgosur, por më pas ai ishte deportuar në Shqipëri në shtator. Po ashtu, edhe djali 16-vjeçar mbeti i plagosur teksa tentoi të mposhtte dhe çarmatoste të atin për të shpëtuar të ëmën.
Përkundër provave, shqiptari ka mohuar çdo tentim vrasje. Ai pretendoi se kishte probleme shëndetësore që e kishin bërë të dilte “jashtë kontrollit’. Megjithatë është dërguar në burg dhe pritet që të dalë në gjyq për akuzën e rëndë të vrasjes.





