Një adoleshent nga Vlora është dërguar në spitalin rajonal pasi është pikasur nga patrulla i shtrirë në tokë i gjakosur.

Dyshimet e para janë se është goditur me mjete të forta, kaçavidë pas një sherri në Lungomare.

Adoleshenti është goditur në afërsi të qafës, ndërsa u dërgua nga policia në spital. 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës.

Policia pritet që të marrë dëshminë e tij për të shkuar në gjurmët e autorëve.