Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Bergamos të Italisë, ku është gjetur i vdekur një politikan përballë shtëpisë së tij.

Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet jo larg restorantit që kishte në pronësi, që quhet “Il Carroçio”.

Colleoni ishte figurë aktive e politikës në atë zonë, ku tradicionalisht dominon partia e djathtë që përfaqësonte. Ndër vite, ai ka mbajtur rolin e sekretarit provincial të Legës, si dhe poste të rëndësishme në administratën lokale.

Sipas autoriteteve të policisë, vrasësit e kanë goditur fatalisht në kokë, e si pasojë viktima ka ndërruar jetë menjëherë. Nuk dihet ende identiteti i autorit/autorëve dhe nëse arsyeja e vrasjes ka të bëjë me politikën.