Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me çmimin e naftës, ku në bursë tashmë çmimi ka pësuar ulje ndërsa në vendin tonë mbetet i njëjti çmim.

Braçe ka shkruar në postim se më 31 maj çmimi ishte 120 dollarë për fuqi ndërsa tashmë në bursë ka rënë në 112-113 dollarë për fuqi. Ai ka shtuar se meqënëse karburantet në Shqipëri supozohet të ndjekin bursën, i bie që të reflektohet çmimi automatikisht.