Shqipëria do të drejtojë sot për herë të parë Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në Nju Jork ndodhet kryeministri Edi Rama që ka publikuar një foto pak para mbajtjes së tryezës me ambasadorin tonë në OKB.

“Latimet e fundit të teksteve përpara kryesimit për herë të parë në histori të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Shqipëria”, shkruan Rama.

Tryeza e parë përfaqësuese e Shqipërisë në presidencën e saj të parë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i kushtohet “Forcimit të llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare”.