Kryeministri Edi Rama teksa foli në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurisë, tha se Shqipëria në OKB do të jetë në ballë të përpjekeve për të ndaluar krimet nga e gjithë bota.

Ai tha se viktimave të pafajshme, Këshilli i Sigurimit i detyrohet me vepra dhe jo me fjalë, ku përmendi ato të Srebrenicës, gjenocidit apo 20 mijë grave të dhunuara në Kosovë gjatë spastrimit etnik.

Shqipëria do jetë në ballë të përpjekjeve për të ndaluar krime. Ne na duhet të dëshmojmë vepra dhe jo fjalë. Kurrë më fjalë! U detyrohmi me vepra dhe jo fjalë, mijëra viktimave në Srebrenicë, I detyrohemi atyre. Fytyrat e panumërta të heshtura, që janë viktima të pafajshme të viktimave seksuale. 20 mijë gra të dhunuara gjatë spastrimit etnik në Kosovë. Fëmijëve që iu është vjedhur e ardhmja nga agresorët. Mohimi i gjonicidit dhe thirrjet për dhunë, duhet të dënohen pa asnjë hezitim. I detyrohemi fëmijëve tanë dhe fëmijëve të botës. Llogaridhënia sjell veprim për të kontribuuar në paqe. Shkelësit nuk duhet të kenë pjesë në vendin tonë”, tha Rama.