Naim Bajri është personi i ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Ai është qëlluar me armë zjarri në lagjen “Rus” të qytetit, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.

Policia ka mbërritur në vendin e krimit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.