Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë ditën e sotme në orën 14:00.

Qëllimi i mbledhjes do të jetë miratimi i kandidaturave të kryetarit të partisë Sali Berisha për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e Partisë Demokratike.

Pas propozimeve do të jetë Këshilli Kombëtar që do të shprehet me votë. Për këtë arsye pritet që Këshilli të zhvillojë një mbledhje në orën 17:00 për këtë qëllim.