Një shqiptar përfundoi në pranga pasi akuzohet se sulmoi një klient një lokal në Trento, të cilin e grabiti dhe e dëmtoi fizikisht.
Ngjarja ndodhi në fund të majit, por vetëm tani u bë i mundur arrestimi i tij. Sipas mediave italiane, më 26 Maj, shqiptari sulmoi një klient në një lokal në jug të Trentos duke i kafshuar veshin për vetëm 50 Euro.
Ai i futi dhe duart në fyt klientit duke e lënë pa ndjenja. Më pas e goditi me grushta në kokë e fytyrë, ndërkohë që ai nuk ishte në gjendje të mbrohej.
U desh ndërhyrja e banakierit dhe personave të tjerë për të ndalur dhunën. Pas kësaj, shqiptari u arratis. Shkaku i këtij sulmi mbetet i paqartë.





