Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjikunri ka deklaruar se sot pas mbledhjes së kryesisë do të jepen emrat e kandidaturave për Presidentin e ri.
Ai u shpreh se do të jetë një kandidat shumë dinjitoz për marrjen e këtij posti, ndërsa kritikoi opozitën për bërjen publik të emrave të kandidatëve të saj, ende pa u zyrtarizuar ata.
“Një nga defektet që do ia vendosja në dukje opozitës, është që ishte e paaftë për të diskutuar emra. Për aq kohë sa jemi pjesë një forumi të lartë të PS, aty do të diskutohen të gjitha emrat. Mos u bëni të pa durueshëm, sot pasdite do të mësoni dhe emrin e kandidatit që do e bëj siç duhet rolin e Presidentit”, tha Gjiknuri.





