Një aksident me një të plagosur është regjistruar në orën 13:50, në lagjen nr.7, Durrës.

27-vjeçari L. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.