Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me akuzat për lobing të Belind Këlliçit në zgjedhjen e strukturave drejtuese të PD-së.

Berisha u shpreh se lobingjet janë të pashmangshme sepse ndodhin në çdo proces zgjedhjesh.

Ai theksoi se pavarësisht se nuk i do, lobingjet nuk i ndalon dot duke bërë thirrje që për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe sekretarëve në PD të votohet në mënyrë të pandikuar.

BerishaAsnjë proces nuk është i paracaktuar. Në çdo proces zgjedhor lobimi është problem dhe kuptohet si kryetar partie është proces shumë i papëlqyeshëm por kudo që kam parë votime në PD kam parë dhe lobime.

Kjo është e vërteta! Nuk ka patur proces më transparent se zgjedhja e kryesisë dhe po kaq do jetë dhe zgjedhja e nënkryetarëve dhe sekretarëve. Garantoj transparencë të plotë, lobimin nuk e dua dhe pse do doja ta ndaloja. Bëj thirrje që secili të votojë i pandikuar dhe në përputhje me vullnetin e tij.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 22 majit, ish-anëtarja e ‘Rithemelimit’ Evi Kokalari hodhi akuza ndaj Belind Këlliçit duke thënë se vendin në Kryesi e ka fituar përmes manipulimit të votave dhe lobingjeve.