Arrestohet Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni bashkë me tre inspektorë.
Prokuroria ka lëshuar urdhër arreste, pasi në zonën e mbrojtur të Vainit prej disa javësh po hidheshin inerte. Rasti u denoncua në emisionin investigativ në Top Channel, “Fiks Fare” i cili ishte edhe shkak i nisjes së hetimeve.
Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë ”Arrest me burg” nga Gjykata e Lezhës, me kërkesë të Prokurorisë, pas një hetimi disa javor, për hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimin e pronave në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain.





