Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku pritet të zgjidhet kandidati i maxhorancës për postin e kreu të shtetit.
Në pikën e katërt të rendit të ditës parashikohet që në këtë mbledhje të përcaktohet emri i kandidatit për president që do t’i propozohet parlamentit në seancën e jashtëzakonshme plenare që do të mbahet nesër në orën 18:00.
Opozita nuk propozoi asnjë emër në tri raundet e para kur kërkoheshin 84 vota për të zgjedhur kreun e shtetit.
Ndërsa tashmë në raundin e katërt, pritet që kandidati i cili do të propozohet nga mazhoranca, sipas Kushtetutës mund të zgjidhet si President me një shumicë të thjeshtë prej 71 votash.
Paraditen e të shtunës, 4 qershor do të mblidhet grupi parlamentar socialist, i cili do të mbështesë me firma kandidatin për kreun e shtetit. Në mesditë kandidati i përzgjedhur nga maxhoranca do të zhvillojë seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve. Dhe pasditen e 4 qershorit, deputetët do të zgjedhin kryetarin e ri të shtetit.





