Ish-kryeministri Edi Rama komentoi një informacion se në SPAK ka pasur një padi ndaj Presidentit të ri, Bajram Begajt.
Në një prononcim për mediat, Rama u shpreh se kjo nuk i bën përshtypje pasi paditë në Shqipëri janë kthyer në sport kombëtar.
“Janë muhabete palidhje, pasi paditë në këtë vend janë sporte kombëtare që janë zhvilluar me proceset demokratike. Nuk më bën asnjë përshtypje ky fakt. Mua ajo që më vjen dhe për të cilën jam këtu, për të folur për herë të fundit për këtë temë, është që kemi mundur t’i japim shqiptarëve një shembull që ne këtu nuk jemi për vete, por për ta dhe me ta.
Të tjerat do i tregojë koha, çdokush vlerësohet në punë çdo ditë. Ajo që sot është përmbyllur, është puna e një periudhe jo të shkurtër dhe aspak të lehtë e gjithë lidershipit të PS-së. Nuk e kemi pritur që të kemi konsensus me të vdekurit, kemi qenë këtu për të patur konsensus me të gjallët, me këtë e kam fjalën për personat që e duan këtë vend. E kemi arritur me këtë figurë” – tha Rama.





