Pasi u zgjodh Presidenti i ri, kryeministri Edi Rama, është zhvendosur për të bërë pica, në kuadër të javës së Kulturës Italiane.
Rama ftoi të gjithë qytetarët që të marrin kalendarin e aktiviteteve dhe ti bashkohen për të shijuar këto ditë.
“Ju them të gjithë që të marrin kalendarin, ta shijojnë kulturën italiane. Pica është një nga emblemat e kulturës italiane, por këtu ka art, filma, spektakle që janë në natyre dhe shpresoj që të gjithë të gjejnë pak kohë dhe të ndjekin këtë javë të kulturës italiane”, tha Rama.
Ndërsa në Facebook, kreu i qeverisë shkruan: “JAVA e ITALISË nuk mund të mos përfshinte Festivalin e Pizza Village, që pas Neë Yorkut ndalet këtë vit në Tiranë, ku nesër picajolët a famshëm napoletanë do të angazhohen në një sesion të veçantë me fëmijët”, u shpreh Rama.





