Rastet e variantit të ri të Covid-19, që është më ngjitës, janë konfirmuar jashtë Britanisë dhe SHBA, në: Australi, Belgjikë, Brazil, Kanada, Kili, Kinë, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Islandë, Indi, Irlandë , Izrael, Itali, Japoni, Liban, Maltë, Hollandë, Norvegji, Pakistan, Portugali, Singapor, Koreja e Jugut, Suedi, Tajvan, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një ditë më parë, Turqia ndaloi hyrjen e shtetasve britanikë në vend, pasi zbuloi 15 raste të mutacionit të ri edhe më ngjitës të koronavirusit tek udhëtarët nga Britania.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se 15 udhëtarët ishin izoluar, ashtu si edhe ata me të cilët kishin kontaktuar. Asnjë rast tjetër i mutacionit Covid-19 nuk është zbuluar gjatë testeve të rregullta në të gjithë vendin.

“Situata është nën kontroll. Hyrja në Turqi nga Mbretëria e Bashkuar është pezulluar përkohësisht”, tha Kotsa në një deklaratë.