Ndërrimi i viteve erdhi ndryshe këtë herë, për shkak të pandemisë dhe masave shtrënguese.
Qytetarët u mbyllën në shtëpitë e tyre që nga ora 20.30 për ta pritur Vitin e Ri 2021 me familjarët.
Kur ora shënoi 00.00, ndërsa rrugët ishin thuajse tërësisht të boshatisura, në qiell nisi spektakli i fishekzjarreve.
Pas një viti të vështirë, me humbje njerëzore, njerëz që jetojnë ende në çadra, pallate që presin të riparohen e riforcohen, me ekonominë në ngërç, durrsakët trokitën gotat me urimin për një Vit të Mbarë për të gjithë!





