Drejtoria e Burgjeve ka zhvilluar një aksion në Burgun e Fushë-Krujës. Burime bëjnë me dije se është sekuestruar një celular qe dyshohet se i përket Ramazan Rrajës.
Mësohet se celulari i është dorëzuar për ekspertizë SPAK për t’u këqyrur në laboratorin digjital.
Operacioni vazhdon pasi dyshohet se janë fshehur dhe aparate të tjerë celularë.





