Ka ndërruar jetë paraditen e sotme Ard Daullxhiu.

Mësohet se fillimisht ai kishte ndjerë dhimbje në gjoks teksa ishte duke shitur fara në tregun e Durrësit dhe menjëherë ka marrë biçikletën për të shkuar në spital, por është rrëzuar pa ndjenja në tokë në momentin që ka hyrë brenda rrethimit të spitalit dhe ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Ardi Daullxhiu u bë i njohur pas ekspozimit në rrjetet sociale dhe kërkesave për ndihmë ekonomike në mënyrë që të dilte nga mjerimi i thellë ku ndodhej.