Një zjarr i përmasave te mëdha ka përfshire masivin pyjor qe ndodhet pranë Rrugës se Kombit ne zonën e Repsit ne Mirdite.
Mësohet se flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 15:00 dhe janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vënë në rrezik edhe banesat përreth.
Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.





