Ish-deputeti Halit Valteri ka kallëzuar penalisht në SPAK ditën e sotme presidentin Ilir Meta, kryetaren e Lsi Monika Kryemadhi, ish deputetin Vangjel Tavo dhe një shtetas grek.

Sipas Valterit, ai këtë javë është vënë në dijeni të fakteve e dokumenteve nga gazetarë të huaj.

Ish-deputeti bëri me dije se kallëzimi flet për fondet qindra mijëra euro, që jane paguar jashtë vendit për lobim pro Ilir Metës, ndërkohë që LSI në Shqipëri ka deklaruar “qindarka”.

Tiranë, më 07.06.2022

KALLËZIM PENAL

KALLËZUES:Halit Xhezar Valteri, lindur më datë 21.05.1991 në Fier dhe banues në Tiranë .

KUNDËR:

1. Z. Ilir Meta -President i Republikës së Shqipërisë,

2. Znj.Monika Kryemadhi – Deputete e Kuvendit të Shqipërisë

3. Z.Vangjel Tavo – Ish Deputet i Kuvendit të Shqipërisë,

4. Z.Iraklis T. Fidetzis – Administrator ikompanisëDorelita  Limited me selinë Qipro.

BAZA LIGJORE:Kodi i Procedurës Penale të RSH: Nenet 25, 75/a, 149, 150, 151, 152, 153 deri

165, 228, 229, 244, 277, 279/a, 280, 281, 283, 287, 304, 331, 390.

Kodi Penal i RSH : Nenet  25, 164/a, 164/b, 180, 181, 248,257/a, 259, 287.

DREJTUAR: Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Adresa: RrugaJordanMisja, Nr 1, Tiranë 1000, Shqipëri. Email: [email protected]

Dispozitatëaplikueshme

Neni 180

Fshehja e tëardhurave

Neni 181

Mospagimi i taksave dhe tatimeve

Neni 164/a

Korrupsioni aktiv në sektorin privat

“Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, personit që ushtron funksion drejtues në shoqëri tregtare ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose moskryer një veprim në kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij, dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet.”

Neni 164/b

Korrupsioni pasiv në sektorin privat

“Kërkimi a marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt a i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion në sektorin privat, për të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.“

Neni 248

Shpërdorimi i detyrës

“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin,që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës,nga personi që ushtron funksione publike,kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime material ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë,nëse nuk përbën vepër tjetër penale,dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”

Neni 257/a

Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

“Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatëtë personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Neni 259

Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

“Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë deri në vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur përfitimi i parregullt ose premtimi i një përfitimi të tillë është mbi vlerën 50.000 lekë ose ekuivalencën në monedhë të huaj, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.”