Një automjet është futur mes turmës së qytetarëve në Berlin të Gjermanisë, duke shkaktuar 1 të vdekur dhe të paktën 30 të tjerë të plagosur.
Automjeti, një Renault Clio ngjyrë gri, humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe u ngjit në trotuar, e përfundoi duke u përplasur me vitrinën e një dyqani.
Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Dams tha se incidenti ndodhi pranë bulevardit tregtar popullor “Kuruerstendamm” në perëndim të kryeqytetit gjerman, raporton Deutsche Welle.
Shoferi i dyshuar i veturës është ndaluar nga kalimtarët. Është ende e paqartë nëse incidenti ishte rezultat i një aksidenti apo nëse shoferi ishte përplasur qëllimisht në turmë.





