“Sukth qendër duke notuar në ujë. Tmerr i vërtetë”.

Kështu i shoqëron dy videot e mëposhtme, Aishe Mullici Gashi, një nga 3 koordinatoret e LDG-së nga PD e Durrësit.

Ajo publikon pamje nga qendra e Sukthit, e cila si shumë zona të tjera u përmbyt gjatë mbrëmjes së shkuar për shkak të rrebesheve të shiut që përfshinë Durrësin.

Edhe mëngjesin e sotëm, ujërat nuk janë tërhequr, ndërsa për banorët e zonës kanë nisur problemet e qarkullimit në rrugë.

Sukth Qender duke notuar ne uje. Tmerr i vertet.

Posted by Aishe Mullici Gashi on Thursday, December 31, 2020