Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në facebook një foto nga Ohri, ku shihet në kafe me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe kreun e BDI, Ali Ahmeti.

Në mbishkrimin e fotos kryeministri shkruan “Vëllezër të hapur”, duke treguar mbështetjen e politikanëve në foto për nismën e Ballkanit të Hapur.

“OPEN BROTHERS, *Ohër”, shkruan Rama krahas fotos.

Kujtojmë se këtë të mërkurë u mbajt në Ohër takimi i radhës i nismës ”Open Balkan”, ku pjesëmarrës për herë të parë ishin dhe liderët e Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës, ndërkohë që mungonte kryeministri i Kosovës Albin Kurti.