Sot mbahet provimi i parë i Maturës Shtetërore. Mësohet se 33 mijë nxënës do i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 12:30.

Për mbarëvajtjen e provimit, janë angazhuar 7 mijë mësues administrues, jo të shkollave të mesme, si dhe janë vënë në dispozicion në të gjithë Shqipërinë 167 qendra testimi. Provimet e maturës që nisin sot më datë 9 qershor me gjuhën e huaj, do vijojmë me Gjuhën shqipe dhe Letërsinë  më 11 qershor, Matematikën më 17 qershor, dhe 24 qershor lëndën me zgjedhje, ku më të preferuarat janë Qytetaria dhe Psikologjia. Kjo nënkupton që nxënësit janë prirur më tepër drejt lëndëve shoqërore.

Për sa i përket përgjigjes së provimeve, afati për të dalë  është deri më 30 qershor, në mënyrë që të gjithë ato nxënës që duan të studiojnë jashtë vendit të kenë kohë për plotësimin e dokumenteve.

Për të transportuar materialet e testimit, janë angazhuar Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme, dhe Posta Shqiptare. Ndërkohë që materialet në qendrat e testimit janë paraqitur 2 orë përpara nisjes së provimit.