Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake që përcjell policia, dyshohet se makina e shtetasit E.K. ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike.
“Më datë 31.12.2020, në orën 06:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka marë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike”, informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e ngjarjes.





