Momente pikante të kapura nga fotografët pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. LSA ka publikuar disa foto ku shihen ministra dhe deputetë teksa bëjnë ‘paradën’ e tyre të së enjtes, ndërsa janë kujdesur deri në detaje për look-un e tyre.
Një prej momenteve pikante është ai ku shihet ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duke qeshur.
Një tjetër moment që bie në sy është dhe sjellja xhentile e ministrit Bledi Çuçi me kolegen e tij, ministren Mirela Kumbaro.
Po ashtu në sy bie edhe look-u i deputeteve të tjera, si Andia Ulliri.
Për të parë fotot, shfletoni fotogalerinë më poshtë.





