Viti që vjen do të karakterizohet edhe me më shumë retorikë politike pasi më 25 prill 2021 do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka thënë dje në “Open” se shqiptarët do dinë se kë të zgjedhin më 25 prill, mes një kryeministri punëtor dhe një kandidati gjumash.

Ndërkohë analisti Andi Bushati ka dhënë mendimin e tij, duke thënë se më mirë një gjumash se sa një kriminel.

Mazniku: Shqiptarët le të mendojnë më 25 prill se kë duan të votojnë, të përfytyrojnë situatën më 26 nëntor dhe orën 4 të mëngjesit, kush ishte në terren dhe kush ishte në gjumë. Kush e mbajti shtetin në këmbë. Kush do që në një situatë si pandemia ta ngrejë në këmbë shtetin. Shumica e shqiptarëve në mënyrë sistematike kanë treguar se dinë të vlerësojnë në mënyrë të shëndetshme. Dinë se kë të zgjedhin.

Spiropali: E dinë mirë ata që i merr gjumi dhe i merr lumi.

Bushati: Unë mes një gjumashi dhe krimineli zgjedh një gjumash.