Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për pezullimin e dënimit me burg.
Në njoftim bëhet me dije mospranimi i kërkesës për vendimin e dhënë më datë 4 shkurt 2022.
“Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Saimir Tahiri, për pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim, dhënë me vendimin nr. 3 datë 04.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”-bën me dije gjykata në njoftim.





