Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se George Soros ka ndërhyrë në politikën e brendshme të Shqipërisë, me qëllimin për ta eleminuar liderin historik të PD-së.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se ai ndihmoi krzeministrin Edi Ramën për të vendosur regjimin monist në vend.
Për kreun e qeverisë, Berisha tha se arriti të blejë opozitën me anë të tenderave.
“Sektorët më madhorë jetikë të ekonomisë së vendit, zotërohen nga oligarkë të lidhur me qeverinë dhe monopolet. 4-5 oligarkë zotërojnë mbi 35% të ekonomisë shqiptare. Si përfundim mund të thuhet, se data 4 qershor e vitit 2022, zgjedhja e njëanshme e Presidentit nga ana e mazhorancës, vulosi kapjen e shtetit. Me zgjedhjen e një presidenti socialist, PD konsideron se u zhduk përfundimisht element ii balancës, kushti i vetëm për të mos pasur një shtet monist.
PD rikujton se kjo kapje nuk erdhi brenda një dite apo një viti. Monizmi, marrja e të gjitha pushteteve, erdhi si shkak i modelit të partisë së tij e trashëguar nga partia komuniste. Edi Rama, bleu dhe rrëmbeu votat, largo inga vendi gjysmë milioni shqiptarë. Bleu dhe mori peng drejtuesit e opozitës me tendera. Kjo zhbërje e balancës, ngritjes së një sistemi monist në Shqipëri, Rama pati mbështetje të fuqishme të George Soros.
Falë tyre, vuri nën kontrollin e tij, jo vetëm organizatat e Shoqërisë Civile, por edhe drejtësinë. George Soros, përligji grabitjen e votave në zgjedhjet e fundit, ndërhyri në politikën e brendshme me qëllim për të larguar ish-kryeministrin Sali Berisha, për të ndihmuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar. PD i bën thirrje qytetarëve shqiptarë, të ngrihen për idealet e tyre më demokratike” – tha Berisha.





