Pas përmbytjes së radhës së rrugëve të Durrësit, ka reaguar me një status në rrjete sociale kryetarja e degës së LSI-së, Kontjana Kuçi.

“Ky është Durrësi i shekullit të 21-të?”,- shtron pyetjen Kuçi, ndërsa thekson se reagimin e saj se milionat e hedhura për beton dhe fasada dhe papërgjeshmëria e pushtetit vendor dhe qendror e ka çuar qytetin bregdetar në këtë gjendje.

“Më 25 prill të largojmë sektin e betonit dhe korrupsionit dhe të shpëtojmë Durrësin tonë”,– e mbyll reagimin e saj kryetarja Kuçi.

Postimi i plotë:

Durrësi përmbytet sërish.

Rrjeti i kanalizimeve nuk arrin të përballojë sasinë e reshjeve duke rritur nivelin e ujit në rrugë, një katastrofë për lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Kjo situatë alarmante ndodh sa herë që bie shi.

Milionat e hedhura për beton dhe fasada, tenderat korruptiv, papërgjegjshmëria e bashkisë dhe e qeverisë e kanë çuar Durrësin në këtë gjendje katastrofike.

Ky është Durrësi i shekullit të 21-të? Papërgjegjshmëria dhe korrupsioni e shkatërruan qytetin tonë i cili meriton të jetë një tavernë e Adriatikut.

Më 25 prill të largojmë sektin e betonit dhe korrupsionit dhe të shpëtojmë Durrësin tonë.

Durrësi përmbytet sërish. Rrjeti i kanalizimeve nuk arrin të përballojë sasinë e reshjeve duke rritur nivelin e ujit në…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Wednesday, December 30, 2020