Ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti kardiak, gazetari Prend Shota. Gazetari ka ndërruar jetë në Farkë. Shota prej vitesh ka punuar si gazetar pranë News24, duke mbuluar kështu rrethet Kurbin dhe Krujë.
68-vjeçari ka mbaruar shkollën për teknolog kimist gjatë kohës së regjimit, ndërsa si fillim ka punuar në fabrikën e cembrionizimit në Fushë-Krujë si specialist në industrinë ushqimore.
Ndërkohë, pas viteve 90 ka punuar gazetar në disa media. Prend Shota mësohet se ka lënë pas gruan bashkë me dy djemtë e tij.