Lagje të tëra të Durrësit janë nën pushtetin e ujit. Pamjet filmike që sjell operatori i “DurrësLajm” nga lagjja nr.1, 12, 14 etj dëshmojnë se uji është ngritur deri në nivelin e trotuareve dhe në disa zona shpesh është e vështirë edhe për automjetet që të kalojnë aty.

Që nga dita e hënë, Durrësi është nën pushtetin e motit të keq, me erë të tërbuar dhe reshje shiu. Këto të fundit janë intensifikuar shumë sidomos mbrëmjen e sotme duke rikthyer edhe njëherë problematikën e përhershme të rrugëve të qytetit, rikthimin e Durrësit në një Venecia të vogël sa herë regjistrohen reshje të dendura.