SPAK ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin për shkatërrimin e një grupi kriminal që vepronte përmes Italisë dhe Shqipërisë, ku në fokus ishte mashtrimi me barnat por dhe mashtrimi për kurimin falas të qytetarëve shqiptarë.

Pas bashkëpunimit në organeve ligjzbatuese shqiptare me ati italiane, u bë i mundur arrestimi i p personave, mes tyre mjekë dhe infermierë, nga Shqipëria dhe Italia, ndërsa janë nën hetim 82 shtetas shqiptarë.

Gjatë aksionit janë janë sekuestruar më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro.

Por si funksiononte mashtrimi për kurim falas të qytetarëve shqiptarë në Itali

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin mjekët shqiptarë dhe Italianë, përmes një dokumentacioni të falsifikuar dhe me sëmundje të rënda (mashtrim), bënin të mundur hyrjen në Itali të qytetarëve shqiptarë, me pretendimin se kishin nevojë urgjente për ndihmë më të specializuar.

Fillimisht kërkesa bëhej nga ana e mjekëve shqiptarë të cilët i dërgonin në Itali emrin e “pacientit” bashkë me diagnozën, dhe menjëherë ishte përgjigja e mjekëve italianë që jepnin “Ok” që qytetarit t’i hapej drita jeshile për të kaluar në kufi.

E gjithë kjo bëhej përmes përfitimit të parave ose shërbimeve seksuale që mjekët shqiptarë dhe italianë merrnin nga “pacienti”, pasi ky i fundit sapo kalonte kufirin vijonte jetën e tij.