Gjendet i vdekur një turist holandez në Sarandë.

Në ballkonin e banesës, është gjetur i pajetë hollandezi J. W., 66 vjeç, banues në Sarandë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve.