Një 62-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur brenda banesës në lagjen “Gizi” të Athinës.
Sipas policisë greke, viktima ka plagë dhe shenja dhune. Porta e banesës ishte e mbyllur dhe nuk kishte shenja thyerje.
Viktima është identifikuar si Miranda dhe është nga Fieri. Autoritetet greke dyshojnë se krimi është kryer prej bashkëshortit të viktimës, i cili për momentin nuk është gjendur në banesë.
Mësohet se autori i dyshuar ishte nga Bilishti i Korçës dhe kishte probleme me alkoolin. Ende nuk dihen shkaqet e krimit.
Zënkat mes çiftit ishin të shpeshta kohët e fundit, ndërsa jetonin pa leje qëndrimi në Greqi.





