Rënia e flokëve është një nga problemet që ndeshet më shpesh në të gjithë botën dhe prek si meshkujt dhe femrat. Shumë persona përpiqen të ndalojnë rënien e flokëve duke provuar metoda të ndryshme, por pak zgjidhje efektive arrijnë të gjejnë për këtë problem.
Një produkt i sjellë së fundmi në Durrës nga India e largët, po shoqërohet me efekte magjike.
Majlinda, nga salloni i bukurisë “M CHIC” na tregon më shumë rreth këtij produkti të quajtur “ Hair Restorer”.
“Është një esencë përzierjeje e cila vjen me vajra esencialë dhe përzierje bimore nga specialistët në Indi. Kjo esencë vjen pikërisht për sallonin tonë, është një ekskuluzivitet i cili risjell flokë të reja dhe ndalon rënien që në aplikimet e para”, thotë Majlinda.
Si kryhet aplikimi i kësaj esence që ka nisur të kërkohet nga të gjithë…
“Mënyra e aplikimit është shumë e thjeshtë: çdo dy ditë aplikohet në skalp të larë dhe me anën e një masazhi që zgjat 5 minuta, i cili ndihmon qarkullimin e gjakut. Ushqen bulbën njëkohësisht me gjak dhe me këtë esencë bimore. Ndihmon në ndalimin e rënies së flokëve që në 5 aplikimet e para.
Pas një kohëzgjatjeje intensive të rregullt përdorimi 3-mujore do të shohim që kanë dalë flokë të reja dhe në ato zona ku nuk i kemi pasur prej vitesh”.
Ky produkt, thekson Majlinda, ka 6 muaj që po testohet në sallonin e saj. Pavarësisht që iu ofrua me një garanci të plotë, dëshira e saj ishte të shihte vetë rezultatet pikë së pari te meshkujt.
Kjo esencë bimore gjendet vetëm në sallonin “M Chic” për të gjithë ata që duan të përjetojnë efektet mbresëlënëse të “Hair Restorer”.





