Erion Hasanbelli u qëllua në Belgjikë me gjashtë plumba, ndërsa mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i atentatit.

43-vjeçari shqiptar u qëllua në hyrje të një hoteli, pranë De Brouckèreplein në qendër.

Siç duket edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes janë mbledhur qytetarë, si edhe mjekë që i kanë dhënë menjëherë ndihmën mjekësore. Po ashtu hyrja e hotelit është rrethuar nga policë.

Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka. (Shih VIDEON).

Sipas dëshmitarëve okularë që ndodheshin pak metra larg vendit ku edhe ndodhi ngjarja, ishin dy burra, njëri prej tyre qëlloi disa herë dhe u largua në një rrugë kryesore në të majtë të hotelit.

“Ai ishte tullac dhe trupmadh”.

Gjithashtu oficerë të policisë kanë treguar se në këtë lagje ka shpesh trazira.