Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Rrogozhinë.

“Më datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç.”, njofton policia.

Vijon puna me grupin hetimor dhe sherbimet e policisë për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.