Shqipëria së bashku me Gjermaninë, Suedinë dhe Danimarkën nuk kanë rritur sipërfaqen pyjore gjatë periudhës 1990-2020.
Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2020 mbi 45% e sipërfaqes së tokës në BE ishte me pyje. Në të gjithë BE sipërfaqja pyjore është rritur me 2.6 për qind gjatë tre dekadave. Shumica e vendeve kanë rritur sipërfaqen e pyjeve.
Të dhënat për Europën nga Eurostat tregojnë se Qipro dhe Mali i Zi kishin rritjen më të madhe të sipërfaqes pyjore gjatë tre dekadave të fundit.
Eurostat raportoi se Shqipëria në vitin 2020 kishte 38% të tokë me pyje dhe nuk kishte rritje në raport me vitin 1990.
Ne terma relativë, pyjet dhe toka e pyllëzuar përbënin të paktën gjysmën e sipërfaqes totale të tokës në tetë nga shtetet anëtare të BE-së në vitin 2020. Sipërfaqet më të mëdha me pyje, rreth tre të katërtat sipërfaqes janë regjistruar në Finlandë (76.2%) Suedi (74.5%); Slloveni (62.8%). Në Estoni, Letoni, Spanjë, Portugali dhe Greqi rreth 50-60% të sipërfaqes totale të tokës ishte e mbuluar nga pyjet dhe toka të tjera të pyllëzuara.
Në kontrast, pylli dhe toka të tjera të pyllëzuara përbëjnë jo më shumë se 1.7% të sipërfaqes totale të tokës në Maltë, Holandë (11.0%), Irlande (12.3%) dhe Danimarke (15.8%). Suedia dhe Shqipëria ishin të vetmet që nuk rriten sipërfaqet pyjore gjatë tre dekadave.
Pyjet dhe tokat e tjera të veshura me pemë mbulojnë rreth 1,1 mln ha gati 38% të territorit të përgjithshëm në Shqipëri. Rreth 51% e pyjeve janë në pronësi të shtetit, 47% të qeverisë vendore dhe 3% – në pronësi private.
Nga sipërfaqja totale e pyjeve, 47% e përbëjnë pyjet e larta me ahe, lisa dhe ato me pishën e zezë si varietetet kryesore. Zabelet përbëjnë 29%, dhe 24% janë të kategorizuara si pyje me shkurre.
Kontributi i pyjeve në ekonominë e vendit ka mbetur i vogël. Shumica e trupave drusore të prodhuara në Shqipëri përdoren për ngrohje. Shërbimet jo drusore janë një burim i rëndësishëm të ardhurash në zonat rurale në Shqipëri. Janë 23 rezervate gjuetie (në pyje dhe laguna), me një sipërfaqe prej rreth 35,000 ha.
Menaxhimi i pyjeve është decentralizuar përmes transferimit të rreth 50% të sipërfaqes së pyjeve dhe kullotave njësive të qeverisjes vendore të cilat janë përgjegjëse për hartimin e planeve të menaxhimit të pyjeve, krijimin e organeve administrative dhe teknike për të kryer inventarizimin e pyjeve dhe hartimin e planeve të investimeve.
Komunat janë përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve lokalë në përputhje me planet e menaxhimit. /Monitor