Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një shtetas pasi në adresë të tij, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me 3991 karta SIM angleze.

Në ngarkim të shtetasit M. H., janë ngritur akuzat për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”.

Nuk dihet se cili ishte qëllimi i kësaj porosie, por prokuroria po heton veprimtarinë e këtij shtetasi, i cili u procedua në gjendje të lirë.