Një operacion antidrogë i policisë së Shkodrës është finalizuar më sekuestrimin e rreth 30 mijë bimëve narkotike, të cilat ishin kultivuar në një tokë me prodhime gruri.
Kjo sasi droge është kapur në Velipojë, teksa bëhet me dije se një person është arrestuar nga policia e ndërsa shefi i stacionit policor në Velipojë Zamir Sytari është shkarkuar nga detyra.
Të angazhuar në këtë operacion është edhe AMP pasi ka dyshime se në këtë veprimtari janë përfshirë edhe punonjës të tjerë të policisë.





