Bullizuan në qytetar në kohë pandemie, nis procedimi penal për tre policë të komisariatit të Korçës.
Prokuroria e Rrethit gjyqësor në Korçë ka nisur procedimin për tre punonjës të komisariatit të Korçës. Shkak duket se është bërë një video e publikuar në Tik Tok ku bullizohej një person në kohë pandemie i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid 19.
Sipas burimeve, mësohet se i riu ka bërë kallëzim pranë AMP, ku ditën e sotme ka filluar edhe procedimi penal ndaj policëve.





