Pas reagimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, ka reaguar dhe kryedemokrati Basha për tërmetin i cili preku mesditën e sotme Kroacinë.
Nëpërmjet një postimi, Lulzim Basha shprehu solidaritetin me popullin kroat.
Ndërkaq Basha shkruan se lutjet e tij shkojnë për të gjitha familjet, të cilat kanë humbur njerëzit e tyre të dashur nga tërmeti.
“Të trishtuar nga lajmi i një tërmeti të dytë në Kroaci sot. Mendimet dhe lutjet e mia janë me famijet e viktimave. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin dhe autoritetet kroate @AndrejPlenkovic dhe i uroj shërim të shpejtë të dëmtuarve”, – shkruan Basha.





